Foto ilustruese

Euro bie poshtë 114 lekëve, prek nivelin më të ulët të vitit 2023

13 Mars 2023, 13:19| Përditesimi: 13 Mars 2023, 13:23

  • Share

Java ka nisur sërish me rënie të euros dhe dollarit amerikan. Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë që është vlera më e ulët i vitit 2023. Ndërsa një dollar amerikan këmbëhet sot me 106.80.

Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane. 

Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.

Komento

Komente

  • A. N.: 13/03/2023 13:31

    Periudhe e jo e zakonte thote artikulli. Thaset me euro i sjellin cdo dite drogaxhinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?