Përfaqësuesja e Kosovës

Euro 2024/ Vetëm një lojtar nga Superliga, Primoz Gliha publikon listën e Kosovës

31 Gusht 2023, 12:41
  • Share

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka bërë publike listën me emrat e 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese në grupin I të Euro 2024. Në 9 shtator Dardanët luajnë me Zvicrën në "Fadik Vokrri", ndërsa me Rumaninë ndeshen në Bukuresht.

Bie në sy se vetëm Meriton Korenica është ftuar nga futbolli  vendas, ndërsa edhe Albion Rrahmani ka marrë një ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës. Për grupin I kualifikues, Zvicra qëndron në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjeve, teksa Kosova me tre pikë mban vendin e pestë. Skuadra shqiptare nuk ka mundur të bëjë mirë në këto kualifikuese, duke rrezikuar të dorëzohet qysh në dy ndeshjet e radhës. Kujtojmë se kundër Zvicrës, Kosova do ketë në fushë katër lojtarë shqiptarë.

Lista

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari nga Vlora: 31/08/2023 14:23

    Kosova me 4 lojtar shqiptarë.. Po të tjerët ça rrace janë o të keqen? Kinezë.?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?