Euro 2024/ 'Shqipëri! Fitore! Fitore!' Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren në sfidën përballë Polonisë

10 Shtator 2023, 13:16| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 13:52

  • Share

Me flamuj kuq e zi dhe me thirrjet “Fitore! Fitore! qindra tifozë Kosova kanë kaluar sot në mesditë kufirin Kosovë-Shqipëri në pikën kufitare të Morinës, për të mbështetur kombëtaren tonë në ndeshjen e sotme.

Janë organizuar me grupe nga Prishtina, Gjakova, Kaçaniku, Gjolaj i Hasit, Istogu.

“Kosova është zemra e Shqipërisë. Kemi rezervuar biletat 2 muaj më parë” thotë një tifoz.

Një tjetër tregon se e ndjek kombëtaren kudo.

“Kam qenë në Pragë e tani në Tiranë. Gjithmonë për fitore!”

Me flamuj e simbolet të tjera kombëtare ata janë organizuar me automjete personale, furgona e autobuzë. SA hyjnë në kufi nisin të këndojnë këngë patriotike dhe të thërrasin

‘Shqipëri ole ole, unë ty të kam nanë ti djalë më ke! Fitore! Fitore! “

Janë shpresëplotë për një fitore ndaj Polonisë që do të luhet në orën 20:45 minuta në stadiumin e “Ar Albani” ndeshjen Shqipëri-Poloni.

“Nëse fitojmë sot një këmbë e qesim në Gjermani në Euro 2024, thotë një tjetër tifoz me entuziazëm.

Të shumtë janë dhe tifozë shqiptarë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut për të mbështetur kombëtaren Shqiptare.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 10/09/2023 14:19

    erdhen keta te kendojne ndonje kenge nacionaliste hahaha njerezit e zbritur nga pylli e malet

    Përgjigju
    • Ceni: 10/09/2023 16:41

      Pse mo ani ça deshe ti kenge xaxiqi!!

  • albania: 10/09/2023 13:42

    fitore e sigurt 100 per 100 forca shqipeRia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?