Kombëtarja

Euro 2024/ Një dilemë dhe Bajrami në sulm, Sylvinho projekton formacionin anti-Itali

14 Qershor, 16:43| Përditesimi: 14 Qershor, 16:45

  • Share

Të shtunën (nesër) në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali - Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Gjithë vëmendja është në "Iduna Park", me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë.

Tanimë Sylvinho duket se e ka në mendje edhe formacionin e mundshëm për nesër, me vetëm një dilemë. Në bazë të kundërshtarit, kuqezinjtë pritet të luajnë me skemën 4-3-3 dhe me Bajramin në krah, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë me Laçin, Ramadanin dhe Asllanin.

Dilema e vetme në mbrojtje, me Ismajlin dhe Ajetin që luftojnë për një fanellë titullari. Gjithsesi do jetë Sylvinho që do i qartësojë të gjithë një orë para ndeshjes.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli (Ajeti), Mitaj; Laçi, Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Broja Trajneri: Sylvinho

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: