Federico Chiesa

Euro 2024/ Luciano Spalletti e nis 'malore', nga Italia largohen të dëmtuar dy yjet e ekipit

8 Shtator 2023, 16:21
  • Share

Maqedonia e Veriut do luajë kundër Italisë të shtunë në stadiumin "Toshe Proeski" të Shkupit, për sfidën që vlen për kualifikueset e grupit C të Euro 2024. Në prag të debutimit të tij me të kaltrit, trajneri Luciano Spalletti ka probleme me dëmtimet, ndërsa nuk do ketë gati Federico Chiesan dhe Lorenzo Pellegrinin.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) bën me dije se lojtarët kanë pësuar dëmtime në muskuj, çka do të thotë se janë kthyer në klubet e Juventusit dhe Romës, për t'u riaftësuar.

Kësisoj Italia nuk do ketë dy elementë të rëndësishëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me ndeshjet që vlejnë për Europianin e Gjermanisë. Tanimë Spalletti do duhet të haset me vështirësitë e para, duke kërkuar në grup të zëvendësojë dy emra që i shihte si titullar.

Në dy ndeshjet e zhvilluara në grupin C, Italia ka tre pikë, aq sa ka edhe Maqedonia e Veriut që ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Pas katër ndeshjeve, Anglia me 12 pikë të plota prin grupin dhe duket me një dorë te kualifikimi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?