Festa e lojtarëve të Gjeorgjisë

Euro 2024/ Gjeorgjia eliminon Greqinë dhe shkruan historinë, për herë të parë në Europian! Ukraina përmbys ndeshjen dhe gjen Belgjikën

26 Mars, 22:44| Përditesimi: 26 Mars, 22:56

  • Share

Faza finale e Euro 2024 është kompletuar edhe me dy skuadrat e radhës. Gjeorgjia dhe Ukraina kanë marrë një biletë për në fazën finale të Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani. Në play-off, Gjeorgjia kaloi Greqinë, ndërsa Ukraina përmbysi 2-1 Islandën.

Tanimë Gjeorgjia e ka siguruar një biletë, pasi eliminoi Greqinë. Në Tbilisi ndeshja zgjati 120 minuta dhe fituesi u vendos me penallti, ku fati i buzëqeshi vendasve (4-2). Festë e madhe në stadium pasi Gjeorgjia për herë të parë merr pjesë në një turne madhor Europiani ose Botërori. Tanimë skuadra ku bën pjesë ylli i Napolit, Kvaratskhelia, do jetë në grupin F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë.

Nga ana tjetër edhe Ukraina e gjen veten në fazën finale, teksa përmbysi 2-1 Islandën. Ukrainasit do jenë në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Ndërkohë bileta e mbetur do diskutohet mes Uellsit dhe Polonisë, me 90 minutat e rregullta që u mbyllën 0-0 dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Ndeshjet finale për një vend në Euro 2024, 26 mars 20:45:

20:45 Play-off A/ Uells 0-0 Poloni (Ndeshja shkon me shtesë)

20:45 Play-off  B/ Ukrainë 2-1 Islandë

18:00 Play-off C/ Gjeorgji 0-0 Greqi (Gjeorgjia kalon pas fitores 4-2 me penallti)

Grupet e Euro 2024:

Grupi D: Fituesi i play-off A, Holanda, Austria, Franca
Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Ukrainë
Grupi F: Turqia, Gjeorgjia, Portugalia, Çekia

Grupet e plota të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik:

Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër
Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri
Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli
Grupi D: Fitues i Play-off-it A, Holandë, Austri, Francë
Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Ukrainë
Grupi F: Turqi, Gjeorgji, Portugali, Çeki

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?