Kosova feston tri pikët në Andorrë

Euro 2024/ Kosova merr fitoren e parë me tre gola, Turqia befason Kroacinë në Osijek! Spanja mund kryesuesit e Skocisë

13 Tetor 2023, 11:44| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 11:45

  • Share

Europiani 2024 zhvilloi dje ndeshjet e raundit të gjashtë në disa grupe. Në transfertën e Andorrës, Kosova fitoi 0-3 duke marrë tri pikët e para në grupin I, megjithëse Dardanët janë larg objektivave të vendosura në fillim të kësaj fushate kualifikuese. Rashica shënoi në minutat 26-të dhe 71, ndërsa Altin Zeqiri mbylli llogaritë në të 83 minutë pas asistit të Rashicës. Me shtatë pikë, Kosova mban vendin e katërt. Në këtë grup kryeson Zvicra me 14 pikë, teksa Rumania ndjek me 13 pikë.

Në Sevilla, Spanja fitoi 2-0 kundër Skocisë në grupin A. Alvaro Morata shënoi në minutën e 73-të, ndërsa Sancet në të 86 vulosi tri pikët për "Furinë e Kuqe". Paçka humbjes, Skocia prin grupin me 15 pikë, tre më shumë se Spanja që ka dy ndeshje më pak.

Në stadiumin e Osijek, vendasit e Kroacisë u mundën 0-1 nga Turqia. Vincenzo Montella debutoi me tri pikë në stolin e Turqisë, teksa iu falën golit të Yilmaz në të 30 minutë. Me 13 pikë Turqia mban vendin e parë në grupin D, ndërsa Kroacia me 10 pikë renditet e dyta.

Në ndeshjet e tjera, Norvegjia mundi 0-4 Qipron në ishull, Letonia mundi 2-0 Armeninë, ndërsa Bjellorusia dhe Rumania barazuan 0-0. Për t'u përmendur edhe fitorja 0-2 e Polonisë kundër Ishujve Faroe në grupin E, aty ku është edhe Shqipëria.

Rezultatet:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?