Stërvitja e Kombëtares

Euro 2024/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë në Dortmund, tifozët sfidojnë shiun dhe ndjekin kuqezinjtë

10 Qershor, 18:31| Përditesimi: 10 Qershor, 21:58

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi pasditen e kësaj të hëne stërvitjen e dytë në kampin bazë të kuqezinjve në 'SportCentrum Kaiserau' të Dortmundit. Të shtunën djemtë e Sylvinhos debutojnë në Euro 2024 dhe dueli i parë në Grupin B do jetë ai kundër Italisë.

Pasdite e lagësht në Dortmund, me tifozët që nuk janë ndalur dhe kanë ndjekur ekipin nga pranë, duke qenë se trajnimi i sotëm ishte me dyer të hapura.

I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te ndeshja e parë e Euro 2024, kundër Italisë që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Më pas tanët përballen ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg dhe përballë Spanjës më 24 qershor në Dusseldorf.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?