EURO 2024/ Kombëtarja bëhet gati për përballjen me Italianë, mbyll ditën e dytë të stërvitjeve në Gjermani (FOTO+VIDEO)

11 Qershor, 22:03| Përditesimi: 11 Qershor, 23:08

  • Share

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Gjithashtu, këtë të mërkurë do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube. Të gjithë gazetarët e interesuar për të ndjekur konferencën mund hyjnë në linkun e posaçëm për konferencën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?