Italia duke festuar golin e dytë të Frattesit

EURO 2024/ Italia dhe Frattesi i japin fitoren e parë Spallettit, Spanja me 6 yje! Xhaka dhe Shaqiri shënojnë për Zvicrën (VIDEO)

13 Shtator 2023, 09:55| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 09:56

  • Share

Italia, Spanja, Belgjika, Zvicra, Austria apo edhe Norvegjia kanë bërë detyrën dhe kanë marrë tri pikë në grupet respektive për kualifikueset e Europianit 2024 që u zhvilluan mbrëmjen e së martës.

Në "Giuseppe Meazza" të Milanos, Italia u imponua dhe fitoi 2-1 me Ukrainën për grupin C, duke u ngjitur në vendin e dytë me shtatë pikë. Për djemtë e Spallettit vendimtar ishte mesfushori i Interit, Davide Frattesi që shënoi dopietë në minutat 12 dhe 29. Goli i Yarmolenkos në minutën e 41 në fund shërbeu sa për statistika. Në ndeshjen e dytë në drejtimin e Italisë, Luciano Spalletti merr tri pikë aq shumë të dëshiruara nga stoli.

Nga ana tjetër, për grupin A Spanja shpërfytyroi 6-0 Qipron në stadiumin "Los Carmenes" në Granada. Gavi, Merino, Joselu, Baena dhe Ferran Torres me dopietë shënuan gjashtë golat e ndeshjes. Me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, Spanja është në vendin e dytë në grup, me gjashtë pikë më pak se Skocia që ka një ndeshje më shumë.

Në stadiumin "de Tourbillon" në Sion, Zvicra fitoi 3-0 kundër Andorrës për grupin I kualifikues. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 49, Itten përfitoi nga asisti i Xhakës dhe kaloi në avantazh helvetët. Në të 84 minutë ishte Granit Xhaka që shënoi për 2-0, ndërsa Shaqiri në 90+3 nuk gaboi nga pika e bardhë. Pas kritikave në barazimin 2-2 me Kosovën, Xhaka dhe Shaqiri u treguan të saktë te Zvicra.

Fitore ka marrë edhe Belgjika, që ka mposhtur 5-0 Estoninë në grupin F dhe me 13 pikë ndan vendin e parë me Austrinë. Nga ana e tyre, austriakët fituan 1-3 me Suedinë në transfertë. Fitore edhe për Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?