Ultrasit e Polonisë në 'Air Albania'

Euro 2024/ Huliganët e Polonisë të dielën në 'Air Albania', konfirmohet numri i madh i tifozëve miq! Precedentët dhe përleshja me policinë shqiptare

6 Shtator 2023, 09:50| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 10:14

  • Share

Shqipëria e futbollit do luajë të diel kundër Polonisë në "Air Albania". Sfida e orës 20:45 vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me kuqezinjtë që para këtij dueli udhëtojnë drejt Pragës, ku luajnë me Çekinë po për "Gjermani 2024".

Për ndeshjen që luhet në Tiranë, janë konfirmuar të paktën 1200 ultras polakë. Të njohur për ashpërsinë dhe përleshjet në stadiume, duket se policia dhe security në kryeqytetin tonë do kenë një punë të vështirë për menaxhimin e tyre.

Hera e fundit që ultrasit e Polonisë ishin në Shqipëri, daton në 12 tetorin e 2021, kur për kualifikueset e Botërorit kuqezinjtë humbën 0-1 me një gol të Karol Swiderski në të 77 minutë.

Në atë duel ultrasit e Polonisë shkaktuan kaos, duke hedhur sende të forta kundrejt tifozëve të Shqipërisë, duke qenë se ishin në katin e dytë të stadiumit. Veç kësaj, me futjen e policisë në sektorin e tyre për të qetësuar situatën, polakët që njihen për huliganizmin e tyre u përleshën edhe me policinë.

Polakët në 'Air Albania'

Veç tyre, precedentët e përballjes së skuadrave shqiptare me ato polake janë disa, kur kujtojmë se tifozët e Legias së Varshavës shkaktuan kaos asokohe në "Qemal Stafa", në përballjen e tyre me Kukësin për ndeshjet evropiane.

Kujtojmë se ultrasit e Polonisë shkaktojnë zhurmë dhe kaos në thuajse çdo stadium ku shkojnë në udhëtim, duke përmendur edhe rastin e muajve më parë në "Wembley" të Londrës, ku përleshja e tyre me policinë angleze ishte e madhe.

Huliganët polakë shkaktojnë kaos dhe përleshen me policinë angleze në "Wembley"

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 06/09/2023 12:03

    Duhet negociuar me Plisat dhe tifozet kosovare qe mos te krijojne incidente. Disa prej tyre luajne politiken e Serbise, meqe Polonia ishte vendi i pare sllav qe njohu Kosoven.E ka thene i madhi Kastriot Myftaraj qe i ndritte shpirti aty ku eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?