Euro 2024/ Franca i shënon dy herë Irlandës, Holanda mposht Greqinë! Hungaria 'tërbon' serbët në Beograd

8 Shtator 2023, 10:55| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 16:21

  • Share

Mbrëmjen e së enjtes u zhvilluan disa nga ndeshjet e radhës për kualifikueset e Europianit 2024 në disa grupe. Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 me Çekinë në Pragë, ndërsa po për grupin E Polonia fitoi 2-0 kundër Ishujve Faroe.

Nga ana tjetër, Franca mundi në Paris 2-0 Irlandën për grupin B. Në "Parkun e Princave" shënuan Tchouameni dhe Marcus Thuram, për t'i dhënë tri pikë djemve të Deschamps, që pas pesë ndeshjeve kryesojnë grupin me pikë të plota, 15. Për t'u evidentuar dëmtimi i Giroud, që la ndeshjen pas vetëm 26 minutave lojë.

Në "Philips Stadium" në Eindhoven, Holanda u imponua dhe fitoi 3-0 kundër Greqisë po në grupin B. Të besuarit e Koeman ishin më të mirë në fushë, teksa shënuan tre gola në pjesën e parë. De Roon, Gakpo dhe Ueghorst i dhanë pikët e plota "Tulipanëve", që ngjiten në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Në Beograd, Serbia humbi 1-2 nga Hungaria. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me autogolin e Szalai, serbët nuk mundën të merrnin qoftë edhe një pikë në shtëpi. Përmbysja e hungarezëve të Rossit erdhi qysh në pjesën e parë me golat e Vargës dhe Orban. Me dhjetë pikë pas katër ndeshjeve, Hungaria merr vendin e parë në grupin G, duke lënë pas Serbinë me shtatë pikë dhe Malin e Zi me pesë pikë.

Rezultatet

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?