Euro 2024/ Franca i falet një 'perle' në transfertë, Holanda kursehet në shtëpi! Moldavia i merr pikë Çekisë (VIDEO)

28 Mars 2023, 10:24| Përditesimi: 28 Mars 2023, 16:03

  • Share

Kualifikueset e Europianit 2024 kanë vijuar me ndeshjet e radhës. Mbrëmjen e djeshme, Franca ka marrë tri pikë të vlefshme në grupin B, duke kryesuar dhe lënë pas Holandën. 'Tulipanët' e Koeman nga ana e tyre kanë fituar vetëm 3-0 me Gjibraltarin, teksa janë kursyer në shtëpi.

Për grupin E, Polonia fitoi 1-0 me Shqipërinë. Po në këtë grup, Moldavia i mori pikë Çekisë, duke barazuar 0-0. Çekia prin grupin me katër pikë, ndjekur nga Polonia me tre. Shqipëria vetëm në vendin e fundit me zero pikë, teksa ka luajtur një ndeshje, ndryshe nga kundërshtarët që kanë luajtur dy të tilla.

Në grupin F, Austria fitoi 2-1 me Estoninë, teksa Suedia 'shëmbi' 5-0 Azerbajxhanin. Austriakët me gjashtë pikë kryesojnë, teksa Belgjika dhe Suedia kanë nga tre pikë.

Në grupin G, Hungaria fitoi 3-0 me Bullgarinë, ndërsa Serbia fitoi 0-2 në transfertën e Podgoricës me Malin e Zi. Serbët me gjashtë pikë kryesojnë grupin, teksa Hungaria dhe Mali i Zi ndjekin me tre pikë.

Rezultatet:

Grupi B

Irlandë 0-1 Francë

Holandë 3-0 Gjibraltar

Grupi E

Moldavi 0-0 Çeki

Poloni 1-0 Shqipëri

Grupi F

Austri 2-1 Estoni

Suedi 5-0 Azerbajxhan

Grupi G

Hungari 3-0 Bullgari

Mali i Zi 0-2 Serbi

Goli i Pavard te Franca:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?