Bare në dyluftim me Lewandowskin

Euro 2024/ Çmime 'të kripura' nga FSHF-ja, dalin në shitje biletat e Shqipëri - Poloni

10 Korrik 2023, 15:18| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 15:21

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri - Poloni, e vlefshme për grupin E të kualifikueseve të Europianit 2024. Sfida e 10 shtatorit 2023 është e rëndësishme për kuqezinjtë, teksa në "Air Albania" pritet prezencë e madhe tifozësh, për shkak edhe të ecurisë pozitive të Kombëtares.

Duke nisur nga vendi i dytë i tanëve, FSHF i ka nxjerrë biletat në shitje dy muaj para ndeshjes që luhet në 20:45. Çmimi i biletave varion nga 2.000 - 6.000 lekë. Çmime "të kripura" për Kombëtaren, me tifozët që edhe pas porte do duhet të paguajnë më shumë se në ndeshjet e tjera për të parë të preferuarit e tyre. Tribunat pas porte dhe ato N do jenë 2 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 4.000 - 6.000 lekë.

Pas tre ndeshjeve të para në grupin E, Kombëtarja mban vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë. Kujtojmë se përpara ndeshjes me Poloninë në shtator, tre ditë më herët tanët luajnë kundër Çekisë në transfertë.

Cmimet e biletave

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?