Sport

Euro 2020/ 'Zgjohet' Spanja, shkatërron Sllovakinë dhe 'peshkon' Kroacinë në 1/8! Polonia mposhtet edhe në fund, Suedia e para e grupit E

23 Qershor 2021, 19:56| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 22:53

  • Share

Spanja i është përgjigjur kritikave me një fitore tenistike në ndeshjen e fundit të grupit E në Euro 2020. La Roha e drejtuar nga Luis Enrike ka shkatërruar me rezultatin 5-0 Sllovakinë dhe për pasojë është kualifikuar si e dyta në këtë grup.

Në Sevilje ndeshja u zhbllokua nga një autogol i pazakontë pak çaste para se Morata të kishte humbur penalltinë.

Pjesa e parë u mbyll edhe me golin e Laporte-s, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan edhe Sarabia, Torres dhe një tjetër autogol. Në fazën e 1/8 Spanja do të përballet me Kroacinë të hënën e 28 qershorit në Kopenhagen në orën 18:00.

Ndërkohë si e para e këtij grupi është kualifikuar Suedia, që mposhti 3-2 në frymën e fundit Poloninë. Skandinavët morën epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë, por ‘dopieta’ e Leëandoëski riktheu baraspeshën në minutën e 84. Nga ky moment polakët tentuan për të gjetur golin e kualifikimit, por rrugën e rrjetës e gjeti Claesson për Suedinë, që vulosi edhe shifrat përfundimtare.

Për pasojë të këtyre rezultateve është kualifikuar edhe Ukraina e grupit A, si një nga katër kombëtaret e vendeve të tretë më të mira. Ajo ka lënë pas Finlandën dhe Sllovakinë, që pavarësisht se kanë tre pikë i ndëshkon golavarazhi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?