Sport

Euro 2020/ Ukraina bën surprizën e radhës, eliminon Suedinë në minutën e 121! Në çerekfinale kundër Anglisë

29 Qershor 2021, 23:41| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 08:33

  • Share

Ukraina ka bërë surprizën e radhës në kampionatin Europian, pasi ka eliminuar në fazën e 1/8 Suedinë, që e mposhti 2-1 me një gol në ekstremin e shtesës kur skuadrat po iu drejtoheshin penalltive. Fillimisht ai që zhbllokoi sfidën ishte Zinchenko në minutën e 27 për Ukrainën, me futbollistit që goditi në mënyrë të shkëlyqer nga një kënd i ngushtë.

Avantazhi i të besuarve të Shevshenkos nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutat e fundit të kohës së rregullt së pjesës së parë Frosberg i ndihmuar edhe nga një devijim baraspeshoi për Suedinë.

Pjesën e dytë nuk kishte asgjë për të evidentuar përveç lojës së ekuilibruar dhe për këtë arsye takimi iu drejtua shtesës. Në minutën e 98 Danielson bëri një ndërhyrje horror dhe për këtë arsye la Suedinë me 10 lojtarë. Ky episod i dha zemër ukrainasve të cilët gjithsesi e patën të vështirë pavarësisht se realizuan golin historik të 2-1 kur të gjithë mendonin se ndeshja po i drejtohej penalltive. Heroi i kësaj sfide ishte Dovbyk në minutën e 121.

Në çerekfinale Ukraina do të përballet me Anglinë më 3 korrik në stadiumin e Romës në orën 21:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?