Sport

Euro 2020/ Uellsi fiton ndeshjen e tensionuar falë super Bale, Turqia me një këmbë jashtë kompeticionit

16 Qershor 2021, 20:01| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 22:10

  • Share

Turqia është me një këmbë jashtë Euro 2020. Skuadra e drejtuar nga Gunesh është mposhtur 0-2 nga Uellsi në ndeshjen e dytë të grupit A. Sfida në kryeqytetin Baku të Azerbajzhanit u zhbllokuan në minutën e 42 falë Ramsye-t, që ktheu në gol një asist perfekt të Garreth Bale.

Në pjesën e dytë Bale do të bëhej sërish protagonist, por këtë herë jo për mirë, pasi humbi një 11 metërsh.Gjithsesi atë që s’e bëri me penallti Bale e bëri me një shërthim fantastik në fundin e lojës kur asistoi për Robert që vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

Për t’u theksuar në këtë ndeshje ishte edhe një sherr masiv në fundin e ndeshjes kur rezultati ishte 0-1. Me këtë fitore Uellsi shkon në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Turqia ende shënon 0 në tabelën e klasifikimit.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?