Sport

Euro 2020/ Super Isak nderon Suedinë, skandinavët mposhtin minimalisht Sllovakinë

18 Qershor 2021, 16:56| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 18:42

  • Share

Suedia është ngjitur përkohësisht në vendin e parë në grupin E të Europianit si pasojë e fitores minimale 1-0 kundër Sllovakisë. Në Shën Petersburg të Rusisë vendosi goli i minutës 77 të shënuar nga Frosberg, i cili ekzekutoi saktë një penallti.

Në minutat e mbetura Sllovakia ishte e pafuqishmë për të reguar, por përveç golit në këtë takim vlejnë për t’u theksuar edhe inkursionet e futbollistit suedez Isak, i cili për më tepër ishte edhe ai që fitoi penalltinë.

Pas dy ndeshjeve Suedia mban vendin e parë në grup me 4 pikë, pasi në ndeshjen e parë barazoi me Spanjën, ndërsa e dyta renditet Sllovakia e cila më herët mposhti Poloninë. Përballja tjetër e këtij grupi mes Spanjës dhe Polonisë do të luhet të shtunën në orën 21:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?