Sport

Euro 2020/ Shevshenko kërkon ndihmën e italianëve, Tasotti: Ukraina u motivua nga kombëtarja 'axurre'

2 Korrik 2021, 17:29| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 17:33

  • Share

Zëvendësi i Shevshenkos te Ukraina, një tjetër legjendë e Milanit, Mauro Tasotti, është shprehur se ndeshja Itali-Austri e motivoi këtë kombëtare. Sipas Tasotti-t vështirësia e Italisë për të mundur Austrinë e karikoi Ukrainën, pasi ‘axurrët’ më herët kishin krijuar përshtypjen e një ekipi të pathyeshëm.

Tasotti shton se kalendari i ndeshjeve është favorizues për Ukrainën, ndërsa vetë Shevshenko më herët ka shtuar se shpreson që italianët ta mbështesin në Olimpico kundër Anglisë për shkak të shkuarës së tij te Milani.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?