Sport

Euro 2020/ Ronaldo theu mallkimin, por Portugalia shënon dy autogola! Gjermania e mposht me përmbysje, 'ringjallen' panzerat

19 Qershor 2021, 19:56| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 21:51

  • Share

Gjermani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut ‘panzerat’ ia dolën me përmbysje 2-4 kundër Portugalisë që është kampionë Europe në fuqi edhe pse luzitanët realizuan të parët. Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 15, duke thyer edhe një rekord të zi, pasi kurrë më herët nuk u kishte realizuar gjermanëve.

Goli zgjoi të besuarit e Low, të cilët falë presionit detyruan Portugalinë të realizonte dy herë në portën e saj brenda pjesës së parë. Fillimisht autor ishte Dias dhe më pas Guerrero.

Në pjesën e dytë pritej një Portugali më e frikshme, por Gjermania i vrau shpejt shpresat, duke realizuar golin e tretë me Havertz. Nuk u desh shumë për të parë edhe golin e katërt, të realizuar nga Gosens në minutën e 60.

Në vijim Portugalia kishte pak për të bërë, por falë edhe këmbënguljes së Ronaldo shkurtuan shifrat me Jota-n. Në fund të besuarit e Santos marrin një humbje që komplikon shumë çështjen kualifikim, ndërsa Gjermania ‘ringjallet’ pas humbjes me Francën. ‘Panzerat’ aktualisht renditen të dytët në grupin F me po aq pikë sa Portugalia e vendit të tretë, ndërsa kanë një pikë më pak se Franca kryesuese.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?