Sport

Euro 2020/ Portugalia e Ronaldos përshëndet Europianin, kampionët në fuqi i eliminon Belgjika! Në çerekfinale kundër Italisë

27 Qershor 2021, 22:59| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 08:54

  • Share

Supersfida e fazës së 1/8 në Europian mes Belgjikës dhe Portugalisë ka përfunduar me shifrat 1-0. Të besuarit e Martinez kanë eliminuar kampionët në fuqi të Europës me një supergol të Torgen Hazard në fundin e pjesës së parë. Vëllai i Eden Hazard lëshoi një silur të pakapshëm për portierin Rui Patricio.

Goli hodhi në sulm Portugalinë në pjesën e dytë, por pavarësisht disa rasteve nuk shënuan dot në portën e Courtuois. Për t’u veçuar ishte një goditje me kokë e Dias, por edhe një shtyllë e Guerreros.

Në fund ajo që vlen është kualifikimi i Belgjikës, që në fazën çerekfinale do të përballet me Italinë ditën e premte në orën 21:00 në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?