Sport

EURO 2020/ Ndeshja më dramatike deri më tani, Holanda mposht Ukrainën mes drithërimash

13 Qershor 2021, 23:01| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 09:02

  • Share

Holanda e ka nisur me dramacitet aventurën në Europian, por në fund ka marrë tre pikët. Tulipanët ia kanë dalë 3-2 kundër Ukrainës në një ndeshje që në 45 minutat e para prodhoi shumë raste, por asnjë gol.

Sfida do të zhbllokohej vetëm në minutën e 52 nga kapiteni Winlajdum, ndërsa pak çaste më pas Ëeghorst dyfishoi shifrat, duke krijuar përshtypjen e një kapitulli të mbyllur.

Ai që do t’i jepte emocione pamasë kësaj sfide ishte Yarmolenko, i cili në minutën e 75 mahniti të pranishmit me një eurogol, duke rihapur edhe çështjen rezultat.

Goli i dha zemër Ukrainës së Shevçenkos që me Yaremchuk riktheu baraspeshën me shifrat 2-2. Më tej ndeshjen e mbërtheun emocione të jashtëzakonshme, ndërsa për ta vendosur mendoi Dumfries, i cili i dha tre pikët Holandës.

‘Tulipanët’ ndodhen të dytët në grupin C me 3 pikë, po aq sa Asutria e vendit të parë që ka avantazhin e golavarazhit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?