Sport

Euro 2020/ Kroacia eliminohet në mënyrë dramatike, Spanja në çerekfinale me zemër në dorë! E pret Franca ose Zvivra

28 Qershor 2021, 20:36| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 21:44

  • Share

Spanja është skuadra e pestë çerekfinaliste të kampionatit europian, pasi në fazën e 1/8 ‘La Roha’ ka mposhtur në shtesë me rezultatin 5-3 Kroacinë nënkampione të botës. Të besuarit e Luis Enrike e nisën mjaft mirë sfidën, por në minutën e 20 një top i kthyer pas nga Pedri u shndërrua në autogolin më qesharak të Euro 2020 për faj të portierit.

Goli bëri që Spanja të rriste akoma më shumë ritmin dhe në minutën e 38 baraspeshoi me Sarabian. Më tej Azpilicueta përmbysi shifrat para se ‘La Roha’ ti dërgonte në 3-1 me Ferran Torres në minutën e 77.

U mendua se gjithçka ishte e mbyllur, por Kroacia rizgjoi shpresat me Orsic, që realizoi me dhunë në minutën e 85. E pabesueshmja do të ndoshte në minutat shtesë kur Pasalic barazoi me kokë 3-3.

Në shtesë Kroacia e nisi vrullshëm, por ai që dërgoi topin në rrjetë ishte i shumëkritikuari Alvaro Morata. Për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide që la tifozët me ‘zemër në dorë’ mendoi Oyarzabal. Në çerekfinale Spanja do të përballet me fituesin e çfitit Francë-Zvicër që luhet mbrëmjen e sotme.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?