Sport

Euro 2020/ Italia kualifikohet 'me zemër në dorë', kundër Austrisë u luajt për 120 minuta! Fitorja vendos rekorde

26 Qershor 2021, 23:33| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 08:39

  • Share

Italisë spektakolare të fazës së grupeve i janë nevojitur 120 minuta lojë për të kaluar Austrinë në fazën e 1/8 të Europianit. Në stadiumin ‘Ëembley’ pjesa e parë foli për ‘axurrët’, ndërsa pjesën e dytë austriakët morën vetën dhe rrezikuan jo pak, madje në një rast VAR-i anuloi festën.

Për rrjedhojë 90 minutat u mbyllën me porta të paprekura, ndërsa në shtesë Frederico Chiesa, i futur si zëvendësues zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik.

Goli çliroi Italinë që pa kaluar shumë dyfishoi me Pessinën. U mendua se gjithçka do të mbyllej këtu, por 6 minutat e fundit do të ishin ferr për Italinë, pasi Austria shkurtoi diferencën me Kalajdzic.

Gjithsesi deri në fund nuk pati më ndryshime rezultati. Në fazën çerekfinale Italia do të përballet me fituesin e çiftit Belgjikë-Portugali. Me këtë fitore ‘axurrët’ thyejnë edhe një rekord mbresëlënës, pasi në 31 ndeshjet e fundit janë të pamposhtur. Kurrë në historinë e saj Italia nuk ka bërë më mirë se kaq.

Ora 00:06
‘E merituam fitoren’, Mancini: Vështirësia do na forcojë, Italia nuk ka prefernca në çerekfinale

Në përfundim të ndeshjes së fituar 2-1 në shtesë kundër Austrisë, trajneri i Italisë Roberto Mancini është shprehur:

“Ne sollëm fitoren në shtëpi dhe e meritonim atë. Pjesën e parë e dominuan dhe mund të kishim shënuar disa gola. Në pjesën e dytë kemi rënë fizikisht, por kemi fituar falë lojtarëve të cilët erdhën nga stoli me mentalitetin e duhur.

Sonte shpenzuam shumë energji. E dija që do të ishte e vështirë, mbase edhe më e vështira se çerekfinalja që do vijë, por një sfidë kaq e vështirë do na bëjë mirë.

Belgjika apo portugalia? Janë dy skuadra të jashtëzakonshme. Është e vështirë që të zgjedhësh.”

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardian: 27/06/2021 07:21

    rrug mizerje.. munges sinjalistike.....shofer te papergjeshem....polic qe meren me ata qe ndalojn me bllokazh per noj sherbim. e ata qe xhirojn dhe ne mes te qytetit si ndalon njeri...te gjitha bashk jan shum

    Përgjigju
  • Mjeshtri n.10: 27/06/2021 00:15

    Italia ishte spektakolare me ekipe te dobeta, dhe ndeshjen me Austrin me fat e fitoj. Ne fazen tjeter Italia nuk ka shance te kaloj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?