Sport

Euro 2020/ Holanda s'e diskuton Austrinë, fiton pastër dhe siguron turin tjetër

17 Qershor 2021, 22:59| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 08:12

  • Share

Holanda është bërë skuadra e radhës e cila ka siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në Europian, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë.

Në ‘Johan Crujf Arena’ të Amsterdamit u deshën 11 minuta për të parë golin e parë, që u realizua nga Depay, i cili ekzekutoi siç duhej një penallti të shkaktuar nga kapiteni austriak Alaba.

Në vijim pritej reagimi i austrikëve, por e kundërta ndodhi. Në minutën e 67 Dumfries dyfishoi rezultatin dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit pas një aksioni model të ‘tulipanëve’.

Pas dy ndeshjeve për secilën kombëtare Holanda udhëheq grupin C me 6 pikë, më pas vjen Ukraina dhe Austria me 3, ndërsa mbyll Maqedonia e Veriut me zero pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?