Sport

Euro 2020/ Gjermania thyhet në Londër pas 46 vitesh, eliminohet në 1/8! Anglia në çerekfinale

29 Qershor 2021, 19:53| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 21:01

  • Share

Anglia është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit europian, pasi për llogari të fazës së 1/8 ka mposhtur pastër 2-0 Gjermaninë në Londër. Në stadiumin Wembley, që për herë të parë pas pandemisë ishte i mbushur me 45 mijë tifozë, vulosën golat e realizuar në pjesën e dytë.

Ndeshja që kishte edhe prapavija të tjera historike u zhbllokua në minutën e 75 nga Stërling, që është edhe golashënuesi i ‘Tre Luanëve’ në këtë kampionat europian me 3 gola.

Pas këtij episodi Gjermania e shumëkritikuar u hodh në sulm dhe për pak e gjeti golin e barazimit, por Muller shpërdoroi rastin e artë. Ligji i pashkruar i futbollit kush nuk shënon e pëson u vërtetua edhe në këtë ndeshje kur Kane në minutën e 85 dyfishoi dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

Kjo është cilësuar edhe si hakmarrje për Anglinë, që fitoren e fundit kundër Gjermanisë në një ndeshje me eliminim në Europian dhe Botëror e kishte 55 vite më parë. Ekzaktësisht në 1966. Nga ana tjetër Gjermania është eliminuar për herë të parë në fazën e 1/8 në një kampionat Europian apo Botëror.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?