Sport

Euro 2020/ Francezët nuk e kapërdijnë dot eliminimin, nënshkruajnë peticionin: Të riluhet ndeshja me Zvicrën

2 Korrik 2021, 13:34| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 14:52

  • Share

Tifozët francezë nuk po e kapërdijnë dot eliminimin nga kampionati europian në fazën e 1/8 kundër Zvicrës. Për këtë arsye, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ata kanë nënshkruar një peticion për riluajtjen e kësaj sfide. Deri më tani janë mbledhur 250 mijë firma, ndërsa në vijim pritet që kjo shifër të shtohet ndjeshëm.

Arsyeja përse tifozët francez kërkojnë që ndeshja të riluhet është penalltia e Mbappe-s që i kushtoi eliminimin kampionëve të Botës. Sipas tyre portieri i Zvicrës Sommer nuk ka patur asnjë këmbë te vija e portës në momentin e ekzekutimit të penalltisë. Fakt është se dhe vetë portieri kishte dyshime, por VAR e cilësoi si të rregullt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?