Sport

Euro 2020/ Danimarkës nuk i ndahet trishtimi, Belgjika e mposht me përmbysje në stadiumin plot që nderoi Eriksenin

17 Qershor 2021, 20:06| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 07:29

  • Share

Belgjika është bërë skuadra e dytë që kualifikohet për fazën me eliminim direkt në kampionatin Europian si pasojë e fitores 1-2 kundër Danimarkës. Në stadiumin e Kopenhagenit, që ishte I mbushur plot me tifozë ndryshe nga ndeshja e parë, u deshën vetëm dy minuta lojë për të parë golin që zhbllokoi sfidën nga Poulsen.

Pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me golin e Torgen Hazard, që barazoi shifrat për Belgjikën. Në vijim belgët arritën të përmbysnin rezultatin me një gol mjaft të bukur të Kevin de Bruyne.

Në minutat e mbetura Danimrka bëri ç’mos për të barazuar, por në një rast e ndali shtylla, ndërsa në disa të tjera portieri Courtis. Me këtë humbje Danimarka thuajse ka mbyllur edhe aventurën në këtë europian, ndërsa vlen të përmenden edhe nderimet që u bënë për Eriksen. Numri 10 u nderua me një fanellë gjigande në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 10 të sfidës i gjithë stadium duartrokiti për të.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?