Sport

Euro 2020/ Çekia bën surprizën e parë, eliminon Holandën! Në çerekfinale përballet me Danimarkën

27 Qershor 2021, 19:59| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 20:55

  • Share

Holanda i ka dhënë lamtumirën kampionatit Europian, pasi tulipanët janë eliminuar në 1/8 nga Çekia, që ka bërë surprizën. Çekët ia dolën të mposhtin 2-0 Holandën pas një pjesë të parë kur ‘tulipanët’ ishin tejet dominues.

Në fraksionin e dytë të lojës ekuilibrat i prishi një karton i kuq i akorduar me VAR për mbrojtësin e Holandës De Vrij. Më tej, në minutën e 68, Holesh zhbllokoi rezultatin me kokë pas një këmbëngulje të çekëve me kokë.

Nga ky moment Holanda u hodh në sulm për të barazuar shifrat, por më e saktë para portës u tregua sërish Çekia, që me Patrick Schik vulosi rezultatin përfundimtar.

Në çerekfinale Çekia do të përballet me Danimarkën të shtunën më 3 korrik në orën 18:00 në stadiumin e Bakus në Azerbajxhan.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?