Sport

Euro 2020/ Buzëqesh Spanja, eliminon Zvicrën me penallti! Në gjysmëfinale përballet me fituesin e çiftit Itali-Belgjikë

2 Korrik 2021, 20:44| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 22:16

  • Share

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e kampionatit europian edhe pse për këtë ia doli me ‘zemër në dorë’. Iberikët mposhtën 3-1 me penallti, pasi 120 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1. Për Zvicrën sfida nisi në malore, pasi përveç autogolit të Zakarias në minutën e 8, në të 23 Embolo la fushën për shkak të një dëmtimi.

Edhe pse në këto kushte të besuarit e Petkovic nuk u dorëzuan dhe falë një loje gjithmonë e në rritje në minutën e 68 shtangët spanjollët me Xherdan Shaqirin, i cili baraspeshoi përkohësisht.

Si të mos mjaftonin episodet e pjesës së parë në minutën e 77 Zvicra mbeti me një lojtar më pak, pasi Freuler u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Në vijim, duke përfshirë edhe shtesën Spanja krijoi raste të arta, por Zvicra edhe më fat e kyçi portën, duke iu drejtuar penalltive dhe duke shpresuar të përsëritet historia me Francën. Gjithsesi e kundërta ndodhi pasi helvetët gabuan 3 penallti. Autorët ishin Schar, Akanji dhe Vargas, ndërsa i vetmi që e dërgoi topin në rrjetë ishte Gavranovic. I pari që nisi ekzekutimin e 11 metërshve ishte Busquets te Spanja, por pas gabimit të këtij të fundit më pas realizuan Olmo, Moreno dhe Oyrazabal.

Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me fituesin e çiftit Itali-Belgjikë në Uembli me datë 6 në orën 21:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?