EULEX bastis banesën e heronjve Fazliu, motivet ende nuk dihen

12 Shtator 2023, 16:05| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 16:07

  • Share

Ka mbaruar bastisja e EULEX në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga RTK shihet se dhomat e banesës kanë qenë me fotografi të heronjve, dekorata nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, flamuj e simbole tjera kombëtare.

Ende nuk dihen motivet e sakta të kësaj bastisje, përveç faktit që është e thirrur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

1694527597_kdlds.jpg

Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut dhe nipi i heronjve Bahri e Fahri Fazliu deklarohet pas bastisjes nga pjesëtarë të EULEX dhe hetues nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Bastisja ka ndodhur me urdhër të Gjykatës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Sipas avokatit prej orës 7 e mëngjesit është duke vazhduar bastisja apo kontrolla në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu. Unë e kam thirr avokatin dhe jam interesuar, më ka thënë që janë duke e kryer bastisjen”, ka thënë Fazliu për RTKlive.

Tutje ai ka thënë se brenda hapësirës ku po ndodh bastisja janë Fadil Fazliu, Bahrije Fazliu dhe Gëzim Fazliu.

“Të gjithë ata që janë në Hagë kanë qëndruar në këtë banesë por në përvjetore të dëshmorëve, si të Fahriut si të Bahriut. Kanë ardhur për vizita familjare. Unë kam qenë i ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit, është përfunduar rasti”, ka thënë tutje Fahri Fazliu./RTK

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtaraku iU.P: 12/09/2023 16:53

    Kjo tregonqë kjo e ashtuquajtura gjykatë nuk ka,porkërkon të mbledhë prova.Nuk kam dëgjuar që FITIMTARI të gjykohet.Të më tregojnë qoftë dhe një rastë të vetëm instancat e KE,BE,OSBE -së dhe do ti vras unë ata që jan në burg në Hagë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?