Etrit Berisha

Etrit Berisha 'rrëzohet' në Serie B

13 Qershor 2023, 13:29
  • Share

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha nuk është në planet e Torinos. Gardiani nga Prishtina nuk luajti sezonin që u mbyll, teksa nuk u preferuar nga trajneri. Berisha dhe Nicola Juric prishën marrëdhëniet mes tyre, teksa trajneri kroat e la në stol shqiptarin.

Tanimë mësohet se Berisha sezonin e ri do largohet nga Torino, duke zgjedhur të vijojë karrierën në Serie B. Janë disa skuadra të interesuara pas tij, teksa ende nuk ka firmë në kontratë. Largimin e Berishës e konfirmon fakti se Torino ka gjetur edhe portierin e ri, me Mihail Popa që la Voluntarin në Rumani dhe firmosi në Serie A.

34-vjeçari Berisha ka kontratë me Torinon deri në verën e 2024, teksa 'konflikti' me trajnerin nisi pasi nuk dëshironte qëndrimin në stol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?