Etrit Berisha dhe Milot Rashica në formacionin e javës në Euro 2024

15 Tetor 2023, 16:14| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 16:17

  • Share

Raundi i shtatë i kualifikueseve të Europianit 2024 ka parë Etrit Berishën dhe Milot Rashicën në formacionin e javës, kjo sipas “Sofascore”.

Portieri i Kombëtares dhe sulmuesi i Kosovës, në bazë të notave në ndeshjet e fundit janë krah emrave të njohur si Mbappe apo Bruno Fernandes.

Në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Çekisë në grupin E, portieri nga Prishtina ishte më i vlerësuari në fushë me notën 8,6.

Nga ana tjetër, Rashica shënoi dopietë në fitoren 0-3 që Kosova shënoi në transfertë me Andorrën. Kësisoj dyshja shqiptare shkëlqen edhe në formacionin më të mirë. Për t’u theksuar se Rashica ka notën më të lartë (9.8) nga i gjithë formacioni.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?