‘Ethet’ e ndryshimit në qeveri, nesër asambleja e PS! Detajet, më shumë rol zv.ministrave në drejtimin e dikastereve

3 Shtator 2023, 12:35| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 12:38

  • Share

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi", tha Rama, Tepelenë, 28 korrik.

Mjaftoi një postim i tillë, i bërë më 28 korrik të këtij viti, që kreu i qeverisë të krijoj ethe të kabineti i tij, për ndryshime të mundshme në qeveri në këtë fillim shtatori.

4 shtatori do të mbledhë sërish brenda një periudhe shumë të shkurtër asamblenë e Partisë Socialiste, ditë në të cilën priten ndryshime e njoftuara në strukturën e kabinetit qeveritar.

“Do t’ju duhet të prisni deri në asamble për mësuar ndryshimet”, tha Rama.

Emrat që largohen ose të rinjtë që marrin poste, janë përcaktime të cilat vendosen nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe ende nuk ka asnjë konfirmim, por krerët e dikastereve që janë përmendur më herët për të lëvizur janë disa. Delina Ibrahimaj është një prej më të rrezikuar, me ministren e Ekonomisë dhe Financës që u përfolurve një herë e dorëhequr në korr9ik, por që më pas u mohua nga vetë ministrja dhe Kryeministri.

Frida Krifca, Ministrja e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, është një tjetër emër në diskutim, pas lajmit të bujshëm se OLAF i Bashkimit Evropian po heton për shpërdorim të fondeve Ipard për bujqësinë shqiptare.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ashtu si edhe është paralajmëruar, në Asamble pritet që të konfirmohet plani që kreu i ekzekutivit t’i japë më shumë pushtet zv. Ministrave në drejtimin e dikastereve qeveritare, detaj i cili u vu re edhe nga pjesëmarrja e tyre në analizën e fundit të mbledhjes së qeverisë të Organizuar në Tepelenë. Më shumë angazhim, vendimmarrje e përgjegjësi për zëvendësit në të gjitha ministritë, ndërsa do të ketë ndarje të sektorëve në të gjitha ministritë. Besohet se një linjë të tillë, Kryeministri  do të ndjek edhe për zëvendësuesit e tij në Qeveri.

Të hënën e 4 shtatorit, në orën 16:30, përpara anëtarëve socialistë të kryesisë, aludimet do të marrin fund, kryesocialisti do të pritet të njoftoj zëvendësimet përkatëse, ndërsa më pas do të fillojnë punën për përgatitjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm  në fund të muajit shtator.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2023 02:40

    /BRACE/,e vleresoj thjeshtesine ne opinionin tuaj,por Rama nese merr te gjitha postet na kthehet pastaj si Enveri ne vaktit qe kishte disa poste njeheresh dhe po shkoi ne kete drejtim,ka per te filluar t'i hyje vetja ne qejf me shume sec duhet! Ceshtja qendron ne faktin se cilet njerez vendos,militante,apo njerez te punes e pasionit.Para nje ose dy ditesh po te /Shqiptarja/tregohej per nje drejtor shkolle ne zonat shqiptare pertej kufijve qe po lyente vete shkollen ne vend qe te porosiste dike apo te jepte tender per kete pune,apo nje rast tjeter para disa kohesh ku nje bashkiak po ne zonat shqipfolese jashte kufirit qe ndaloi menjehere nje investim se nuk ishte bere sic duhej,apo rasti i atij punonjesit anonim te forcave te rendit qe njoftoi policine kur zbuloi qe nje i aferm punonte ne nje sere canabisi diku ne nje zone te Shqiperise e si rrjed

    Përgjigju
  • Braçja shalqinit: 03/09/2023 13:43

    Per mue nëse nuk shkarkohet kryeministri (ishalla jo),te tjeret mire është qe te shkarkohen ,se s’bojnë as i gjo pa kryeministrin. Kështuqë ma mirë t’i marr ene de jure keyeminstri te gjitha ministrite e t’i administroje vet ,se ene koh ka boll,nuk ka per te vizatu shume a me nejt n’fejsbuk ,po t’paktën ene punët e shtetit kane per te shku ma mirë. Nuk e di ç’menim ka opozita qi i ka ngel ora 10 vjet mbrapa dhe po lujne pingpong me njoni tjetrin,apo sufllaqexhijtë që e kan te garantum racionin ditor,por adin,kto kisha me thonë,asht mire a keç.

    Përgjigju
  • Gripi: 03/09/2023 13:43

    Meqe e ndritem me ministra dhe koncesione tani do qeverisemi me zv.ministra. Kryeministri eshte post honorifik mesa kuptohet, atij ja hane dardhat keta pas shpine.

    Përgjigju
  • Mario: 03/09/2023 13:43

    ndarja e sektoreve eshte vendimi me i mire per cilendo qeveri eficente

    Përgjigju
  • Scutari: 03/09/2023 12:46

    Është luks i madh për Shqipërinë të ketë më shumë se 10 ministri. Sa më shumë ministra e zëvendës ministra, aq më ineficiente është një qeverisje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?