Kejdi Mehmetaj

Politikë

'Ethet' e mandatit, Mehmetaj: Masakra zgjedhore i dha mandat xhaketave të vjetra, që u pinë gjakun shqiptarëve! Rama s'i fitoi zgjedhjet, beteja jonë vazhdon

30 Prill 2021, 21:39| Përditesimi: 30 Prill 2021, 21:49

  • Share

Pas rënies që LSI pësoi në zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar për herë kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj, e cila është nën ethet e prë të marrë ose jo një mandat, pasi kjo varet nga zgjedhja e Monika Kryemadhit nëse vendos të mbajë mandatin e fituar në Tiranë apo atë në Fier.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mehmetaj, duket se ka vendosur të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi ajo po përdor termin e përmendur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha “masakër zgjedhore” për të thënë se “Edi Rama sipas saj nuk i fitoi zgjedhjet”.

Njeheresh nenkryetarja e LSI është shprehur kundër xhaketave të vjetra që kanë marrë mandat të cilët sipas saj kanë mbi 30 vite që u pinë gjakun shqiptarëve, një mesazh ky për klasën e vjetër politike.

"Falenderime e reflektim! Si drejtuese politike e qarkut të Fierit falenderoj me zemër, një e nga një, të gjithë votuesit e LSI në këtë qark, ata 12312 qytetarë vota e të cilëve u lexua drejt por edhe ata mijëra të tjerë, vota e të cilëve doli e pavlefshme si rrjedhojë e mungesës së informacionit. Falenderoj strukturat e LSI në të gjithë bashkitë e qarkut, në çdo rajon e komunë. Edhe pse nën presion e kërcënim ju ja dolët. Falenderoj ekipin e kandidatëve për deputetë, ekipin e të rinjve e të rejave, grave e burrave, të cilët me fushatën e tyre model u përpoqën të tregojnë se politika nuk duhet bërë me banda e me para, por me ide e alternativë.

Falenderoj çdo familje që na ka hapur derën, nga Divjaka e deri në Mallakastër. Edhe pse disa prej jush u kërcënuan apo u blenë, unë sërish ju jam mirënjohëse e nga çdo pozicion që do kem në të ardhmen do të luftoj për hallet e problemet që më keni treguar. Kjo nuk qe një fushatë e thjeshtë! Ditë pas dite ne u përballëm me institucione që përdoreshin si pronë private nga banda në pushtet; U përballëm me banditë; U përballëm me blerjen e votës; U përballëm me kërcënime e presione. Megjithatë në asnjë moment nuk u ndalëm e nuk do të ndalemi as në vazhdim. Ne kemi marrë përsipër një detyrë, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve, e derisa ta realizojmë detyrën tonë puna vazhdon.

Jam e keqardhur kur shoh se si masakra zgjedhore i dha sërish mandat deputeti disa banditëve apo disa xhaketave të vjetra që për më shumë se 30 vite vazhdojnë tu pijnë gjakun Shqiptarëve, ama nga ana tjetër jam e lumtur që përgjatë këtyre viteve gjeta plot shokë e shoqe të gatshëm për të luftuar për të ardhmen e vendit të tyre! Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet! Beteja jonë vazhdon…", shkruan Mehmetaj.

Komento

Komente

  • Cubi: 01/05/2021 15:15

    Kete gocen do bejm cmos e do ta marim partizone,se I permbush te dhenat. Keni shkuar per lesh o goce me gjith hajdutin e shqiperise dhe me ate doktoreshen,shko bej ndonje pun tjeter.

    Përgjigju
  • qytetari: 01/05/2021 09:40

    Po moj Keti po , do ta vazhdosh betejen ,por me pare vazhdo betejen me veten tende per te marre ate te uruar shkolle se te ardhmes se femijeve tane i nevojiten njerezit te shkolluar shume mire.Ke qe ne 2013 kur hyre ne parlament qe ke filluar universitetin dhe akoma nuk e ke mbaruar kushedi se cfare dege ke dhe shkence po bene.Ka me xhakete e vjeter qe je ti apo ngaqe je futur kalama bythe ne parlament se disa kokrra keshtu i zgjedh Ilir Meta per tju patur kacatorre te tij kujton se je e re.Boll me u pagove 8 vite me page deputeti nderkohe qe moshataret e ty te shkolluar ne bote i marrin duke punuar .Shyqye qe populli u ndergjegjesua dhe i vuri derrmen partise se LSI se eshte tamam nje shpk.Ato 100mije votat qe mori ne keto zgjedhje jane votat e te mashtruarve nga kjo parti se kur te vij ne pushtet do ti punesoj dhe bile ne poste te rendesishme dhe te shkretet u bene presion dhe familjareve te tyre duke mos i lene te votojne per PS por per partine e familjes Meta Kokemadhi.Boll Keti boll bashke me ate Kerpacken e Brahimllarin Nora Malaj me shoke nje tufe te paaftesh qe doni vetem te rrini deputet.Poshte LSI poshte cifti Meta Kryemadhi poshte gjithe fara e keqe e LSI mos mbifte kurre.Oh harrova Nora e ka akoma universitetin Wisdom?Ju lutem me ktheni pergjigje se jam ne merak e ka patur perball Grepit te arte por nuk po ja shoh me.Ju lutem me ktheni pergjigje se nuk po fle dot

    Përgjigju
  • Dashnori Mones: 01/05/2021 09:07

    He mi karthithese si te duket vetja pa deputetllik. Ik mbaro shkollen tani o dhembcakalle

    Përgjigju
  • agim: 01/05/2021 08:09

    Thjeshte jeni nje kurve ashtu sic dhe partia juaj dhe tani lehni per deshtimin,zhdukuni nga skena politike ju vodhet e nuk fituat gjakpirres ti e shoqet e shoket tuaj turpi i ketij populli jeni ju

    Përgjigju
  • Thjeshtesi: 01/05/2021 05:42

    Ju jeni partia qe simbolizoni korrupsionin moj e dashur Kejdi.

    Përgjigju
  • Like: 01/05/2021 03:07

    Ik moj surrat i neveritshem ngele pa kocke dhe fajeson te tjeret. Populli ka filluar te zgjohet, shikon se kujt i hapet barku per hallet e tij. Me kete fytyre dhe duke i vene fajin te tjereve per humbjen kurre nuk keni per te mare qeveri. Behuni te ndergjegjshme per ato qe thoni sepse supozohet te perfaqesoni popullin ne parlament

    Përgjigju
  • dibran: 30/04/2021 23:57

    Shko dhe perulu ne gjunje tek Mona qe te mos ja jape mandatin xhaketes se vjeter Petrit Vasili ,por fustanit tend te ri!!! Jam i sigurte se do te promovoje te rinjte dhe ti je njera prej tyre !!! Duhet qe ta paguash shume shtrenjte dhe ti.....je aq BUDALLICE sa nuk e kupton!

    Përgjigju
  • Adih: 30/04/2021 23:03

    Qënkë bëre si zorre qorrë. Nuk po bëj koment sepse fotografija flet shumë. Kirurgët të bëjnë kujdes ,nga çasti në çast mundet të plasë. Qelb LSI.

    Përgjigju
  • Gysi: 30/04/2021 22:05

    Dhembcakallja debile me patent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?