Valeri Reshetnikov

Estonia dëbon udhëheqësin ortodoks rus, e konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare

19 Janar, 09:55
  • Share

Estonia i ka thënë kreut të degës së saj të Kishës Ortodokse Ruse që të largohet nga vendi, duke e quajtur atë një kërcënim për sigurinë kombëtare, raporton transmetuesi publik estonez ERR.

Valeri Reshetnikov, i cili kryeson Kishën Ortodokse Estoneze të Patriarkanës së Moskës si Metropolitani Eugene, iu refuzua zgjatja e lejes së tij të qëndrimit dhe do të duhet të largohet deri më 6 shkurt, tha ERR, duke cituar zëdhënësin e Policisë dhe Gardës Kufitare të vendit, raporton Reuters.

Qeveria estoneze i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Reshetnikov që “të ndalojë së justifikuari regjimin e Kremlinit dhe veprimet ushtarake të Rusisë në deklaratat e tij”, por ai dështoi ta bëjë këtë, tha zëdhënësi.

Estonia dhe fqinjët e saj baltik, Letonia dhe Lituania janë ndër mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, ndërsa lufton kundër pushtimit rus.

Të tre shtetet baltike u qeverisën nga Moska për dekada gjatë epokës sovjetike dhe sot janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?