Eskobar: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë! Politikanët fshihen pas ‘interesave kombëtare’

10 Prill 2022, 17:25| Përditesimi: 10 Prill 2022, 17:27

  • Share

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar  ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i Bosnje-Hercegovinës, Escobar u përgjigj “absolutisht”, ndërsa shtoi se ‘Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”.

“Nëse shikoni problemet që ka Bosnje-Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?