Qazim Mulleti rikthehet në Atdhe, 'Prefekti' do të prehet në Tiranën e tij 79 vite pas largimit, vdiq në vitin 1956 në Romë

25 Gusht 2023, 10:14| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 12:44

  • Share

Janë kthyer sot në atdhe 67 vjet pas vdekjes, eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Arkëmorti i veshur me flamurin kombëtar mbërriti rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (25 gusht 2023) në Portin e Durrësit dhe pas kryerjes së procedurave, eshtrat u nisën drejt Tiranës, vendlindjes së tij ku edhe do të prehet.

Arkëmorti me eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, mbërriti në atdhe pas një kalvari përpjekjesh të familjarëve e intelektualëve kryeqytetas që daton që prej vitit 1991. Pasardhës e miq të tyre e cilësuan këtë ngjarje mision të përmbushur dhe shprehën bindjen se, nga sot nis rehabilitimi i kësaj figure aq të anatemuar.

Për të pritur eshtrat, në Durrës ishin pasardhës të Mulletit, të cilët e shohin si mision të përmbushur këtë ngjarje.

Në Port, i pranishëm ishte edhe një nga iniciatorët e sjelljes së eshtrave të Mulletit në atdhe, ish-prefekti i Tiranës Sadri Vorpsi

Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës “Tirana” tha së tanimë do të nisë rehabilitimi i figurës së ish-prefektit të Tiranës, deri vonë i anatemuar.

Ndërsa juristi Shkëlqim Hajdari shprehu bindjen se nga sot shqiptarët do ta njohin figurën e vërtetë të Qazim Muletit.

Ceremonia e rivarrimit tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë. Qazim Mulleti ndërroi jetë në Romë më 28 gusht 1956 dhe është lajmëruar se ceremonia e varrimit të tij në varrezat e Shish Tufinës në kryeqytet më 28 gusht.

Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh edhe për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës.  Debati përfshiu dhe njerëz të medies, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes.

Ora 11:14
Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Qazim Mulletit, nipi: Shkriu pasurinë për Shqipërinë Europiane! Hajdari: S’ka qenë procedurë e lehtë, por ia arritëm

Kanë mbërritur sot në atdhe nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit. Miq dhe të afërm të tij kanë dalë në Portin e Durrësit që të presin arkëmortin.

Mbesa e Qazim Mulletit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për sjelljen e eshtrave të tij në atdhe.

‘Pres eshtrat e xhaxhait tim Qazim Mulleti që po kthehen sot, falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur që të vijën eshtrat e tij në Tiranë. U jemi mirënjohës të gjithëve që i sollën. Kemi shkruar në Romë ku ka qenë varri i tij. Ishte depozituar në ambientet e funeralit.’- tregon mbesa e tij Fatbardha Saraçi Mulleti.

Nipi i tij tha se Qzim Mulleti ka shkrirë pasurinë e tij për Shqipërinë Europiane.

‘Ai shkrirë jetën pasurinë, shpinë e vet, për Shqipërinë Europiane. Sot fitoi linja e tij linja e bashkimit kombëtar. Kufiri është formal. U bashkua ideja tij! Jam shumë i gëzuar. Vuajtëm, por e mbërritëm këtë ditë!’- tha një i afërm i tij.

Shkëlqim Hajdari tha se procedura për sjelljen e eshtrave nuk ka qenë fort e thjeshtë.

‘Ka qenë një kënaqësinë e madhe që unë dhe Beni ti bashkangjitemi vullnetit të familjes Mulleti për të mbërritur në këtë ditë të madhe. Ka qenë një procedurë jo e lehtë. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë Tiranën. Nga sot vijon rehabilitimi i Qazim Mulletit të vërtetë. Shqiptarë do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë qytetarë e patriotike dhe i arsimuar.’- u shpreh Shkëlqim Hajdari.

Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj u shpreh se ka shumë aktorë të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla.

‘Përpjekjet për rehabilitimin e Qazim Mulletit nuk kanë munguar asnjëherë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka shumë aktorë në mjedisin tonë, të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla që deri më sot janë anatemuar.’- u shpreh Arben Tafaj.

Një nga iniciatorët e sjelljes së eshtrave të Qazim Mulletit në atdhe, ish-prefekti i Tiranës Sabi Vorbsi tha se të gjithë pa dallim politik janë mbledhur për të respektuar eshtrat e figurës së Mulletit.

"Për sa i përket debatit, normalisht kjo është një çështje që i përket historianëve dhe do ja lejmë atyre. E rëndësishme është që ne sot, së bashku pa dallim bindjesh politike jemi këtu për të respektuar këtë figurë të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Sadi Vorbsi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 25/08/2023 12:12

    E kuptoj qe per familjen eshte ngjarje e rendesishme, por keto nuk jane çeshtje qe sqarohen me breaking news neper portale. Ai mund te kete qene njeri i mirearsimuar dhe atdhetar por duke bashkepunuar me pushtuesit italiane ka kompromentuar rende veten. Ta pershkruash si hero eshte po aq e gabuar sa ta trajtosh si karikature. Ne shqiptaret duhet te mesojme t’i trajtojme figurat historike si njerez. Njerezit jane komplekse dhe duhet analizuar me gjithe dritehijet e tyre. Vetem po u analizua historia me gjakftohtesi dhe seriozitet mund te nxirren mesime per te ardhmen.

    Përgjigju
  • Dardani: 25/08/2023 12:02

    Çdo kush ka tëprehet në tokën amë,por mos ihiperbolizoni kaq shumë,se ka dhe dokumenta të kohës.Një këshill për ndokënd o të jet polic,oprokuror,ooo historian se nuk shkojnë aq shumë zanate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?