Është në zonën e gjelbër, por në parkun e Drilonit as edhe një lëvizje... vetëm cicërima zogjsh dhe fëshfërimat e gjetheve

27 Prill 2020, 14:47| Përditesimi: 27 Prill 2020, 15:43

  • Share

Edhe pse bashkia e Pogradecit është konsideruar si një nga zonat e gjelbra në Shqipëri me masa lehtësuese për qytetarët, masat strikte përsa i përket parqeve bënë që edhe sot Parku i Drilonit të gëzojë qetësinë absolute, ndërsa në heshtje dëgjoheshin fëshfërimat e gjetheve të pemëve dhe cicërimat e zogjve.

Kjo hapësirë është më e frekuentuara në juglindje, por masat ndaj COVID-19, kthyen këtë park, në ëndrrën e gjithsecilit që e sheh nga larg. A thua për sa kohë ky park i cili qëndron në vëmendjen e gjithsecilit të qëndrojë i paprekur?

Deri atëherë, kjo panoramë qe fal shumë do mbetet vetëm e shpendëve nën shoqërinë e tingujve të natyrës!\


Lajmi kryesor:

Qytetarët në zonat e gjelbërta shijojnë lirinë: Të dalin njerëzit nga depresioni! I moshuari nuk 'ngopet' me diellin...në dyqane shfaqen blerësit e parë


Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?