‘Është Milan për titull’, Ronaldinho: Të fitosh titull në moshën e tij e Ibrahimovic është fantastike

2 Prill 2022, 11:46| Përditesimi: 2 Prill 2022, 11:47

  • Share

Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, siç është braziliani Ronaldinho, ka folur së fundmi për ecurinë e Milanit, që është afër titullit kampion në Seria A pas 11 vitesh. Ronaldinho, ish-futbollisti i ‘djallit’, për ‘Gazetta dello Sport’ është shprehur se beson se ky është viti i Milanit.

“Mendoj se Milani është për titull, por ndoshta presim matematikën për ta thënë. E sigurt është se kam mbetur një tifoz i madh i Milanit dhe e ndjek gjithmonë kampionatin italian. Mendoj se mund të jetë viti i duhur për Milanin.

Kur unë isha aty Milani kishte shumë lojtarë, por ka edhe tani dhe mbizotëron koncepti i ekipit. Organizimi taktik është më i madh dhe kjo është arsyeja pse po bëjnë një punë të shkëlqyer”, shprehet Ronaldinho.

“Ibra? Zlatan është një mik i madh i imi. Edhe pse është 40 vjeç, ai po paraqitet mirë dhe po bën mirë për Milanin. Të fitosh një tjetër titull në moshën e tij do të ishte fantastike për të dhe klubin,”- përfundon braziliani.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?