Sofia Vergara

Është 50 vjeç, por Sofia Vergara nuk njeh moshë! 'Mahnit' ndjekësit me foton e fundit

30 Dhjetor 2022, 18:29| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 22:56

  • Share

Aktorja dhe modelja e njohur kolumbiane Sofia Vergara duket më në formë se kurrë. Së fundmi ajo  ndau në rrjetet sociale planet e saj për pushime, teksa postoi një foto të saj me bikini të zeza që mahniti miqtë dhe ndjekësit e saj.

Vergara po kalon pushimet me familjen e saj, ku të gjithë po shijojnë kohën në plazh. Një nga fotot që është pëlqyer më shumë nga ndjekësit e saj,është ajo kur tregon se duket mahnitëse me bikini të zeza.

Aktorja e “Modern Family” është ‘arratisur’ në Karaibe me bashkëshortin e saj, Joe Mangianello, i cili këto ditë ka festuar 46-vjetorin e lindjes. Dhe prej andej ajo ka shpërndarë një foto në rrjetin e saj në Instagram në të cilën tregon se cilat bikini i përshtaten më së miri trupit të saj.

Komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit:

"Sa vjeç jeni? Përsëri 24?", tha një ndjekës.

 “Ajo është tërheqëse si një 20-vjeçare dhe ajo është vetëm 50? E frikshme.”, tha një tjetër.

 "Pothuajse mendova se ishte një rikthim pas!"

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?