'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)

14 Mars 2023, 21:22| Përditesimi: 14 Mars 2023, 21:27

  • Share

TIRANË- “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”-thotë shprehja. Por ç’ndodh me mendësinë tonë për të bukurën dhe të shëndetshmen. Sa kushton bukuria? Për të gjithë debatet, kërkesën gjithnjë e në rritje për perfeksionin për etalonin matës të bukurisë dhe shumëçka tjetër ndamë  mendime në ‘Esencë” me panelistët tanë. Mjeken estetiste Denisa Zhegu, modelen Amina Shena dhe sipërmarrësin Arbër Çepani.

Ka një trend në rritje të kërkesës për perfeksionin në pamje që shkon në mënyrë të drejtë me trajtimet në qendra estetike. Mjekja Denisa Zhegu thotë se interesi i të dyja gjinive për trajtime estetike është i lartë dhe këto të fundit në shumicën e rasteve kanë një kosto të përballueshme.

“Djemtë jo rrallë vijnë bashkë me partneret për trajtime të përbashkëta”-thotë ajo.

Mirëpo, e bukura vjen me një lloj ekuilibri me të shëndetshmen, të ndihesh mirë me veten duke i shërbyer një stili të shëndetshëm jetese dhe një interesi në ngjitje për dukjen e kënaqshme.

Bukuria, nëse vjen edhe si trashëgimi gjenetike, të hap dyert deri në një pikë, por është investimi mendor e fizik që të pozicionon krejt ndryshe në shoqëri. Edhe pse panelistët pranojnë që kujdesi për veten është shtuar ndër vite në vendin tonë, duke iu bashkuar një kulture dhe mentaliteti perëndimor që e ka tashmë pjesë integrale këtë kujdes. Ka profesione të caktuara të cilat diktojnë më shumë kujdesin ndaj vetes ndaj pamjes së jashtme dhe mënyrës sesi pozicionohesh në shoqëri. Mirëpo, nevojiten ekuilibra për të qenë mendërisht e fizikisht të shëndetshëm dhe në paqe me veten.

Ndërsa ne ende duam t’iu bëjmë përshtypje të tjerëve dhe hera-herës përpiqemi të investojmë te vetja për dukjen perfekte, duhet të ndodhë e kundërta. Paqja e brendshme sjell me vete të gjithë të bukurën brenda dhe jashtë nesh. Sigurisht që të gjithëve na bën përshtypje e bukura që është kaq e ëmbël për sytë, por mendja jonë duhet ushqyer po aq. E sipërfaqshmja mbetet gjithnjë e tillë, e ndoshta ndonjëherë në thellësinë e gjërave do të gjejmë dhe balancën brenda së cilës do të duam veten dhe të bukurën që kërkojmë me ngulm ta gjejmë gjetkë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?