Esencë/ Gati për trupin e plazhit? Instruktori: Femrat në Shqipëri e kanë fizikun më të bukur se meshkujt

7 Qershor 2023, 07:45| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 08:19

  • Share

Tashmë jemi zyrtarisht  në stinën e verës, dhe ajo që vihet re ne qendrat fitnessit, nutricionisteve apo qendrat estetike është një shtim I njerëzve të cilët drejtohen me një kërkesë të përbashkët “shpëtimi”.

Kërkohet trup I bukur në një kohë të shpejtë, por sa e realizueshme është kjo dhe sa risk ka të abuzohet me “premtimin” që ne pak jave do të ndodhë mrekullia.

Në “Esencë” ndanë mendimet e tyre profesionistët Skerdi Pasha, personal trainer, dietologia Enkelejda Ferrollari dhe pedagogia e psikologjisë Arjana Muça.

“Pamja e jashtme dhe në mënyrë të veçante trupi bëhet objekt bullizimesh, frustrimesh dhe pakënaqësish- u shpreh prikologia- jetojmë në një kohë ku kërkohet perfektja dhe kjo na largon nga vetja dhe ajo që te tjerët duan të shohin tek ne”.

Nga ana tjetër instruktori Pasha theksojë faktin se tendenca është për zgjidhje të shpejta. Pjesa më e madhe e shtyjnë nisjen e palestrës dhe kjo bën që të ndihen nën presionin e kohës. Në lidhe me raportin femra-meshkuj ai u shpreh: “Femrat në Shqipëri kane trup të bukur dhe të mirëmbajtur, mund të them që nga vëzhgimet e mia edhe në plazh ky raport eshte 70%-30%. Nuk e di pse meshkujt e lënë veten pas dore”.

Ndërsa dietologia Enkelejda Ferrollai vuri theksin në dëmin që po shkakton internet. “Njërezit nuk e dine se çfarë dëmi I shkaktojnë organizmit duke praktikuar dieta nga më të çuditshmet të cilat kanë pasoja të mëdha në shëndet”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?