Escobar përfundon takimin me Ramën në kryeministri, zhvillimet politike dhe zgjedhjet vendore në qendër të diskutimeve

11 Prill 2023, 16:28| Përditesimi: 11 Prill 2023, 17:17

  • Share

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi me dyer të mbyllura i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.

Ndërsa në orën 17:00, Escobar do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas të nesërmen pritet të vijojë agjendën e tij të takimeve me Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.


Lajmi kryesor:

Escobar në Tiranë, takon Ramën dhe Begajn: 14 Maji ditë e rëndësishme, duhen kandidat me integritet


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?