Gabriel Escobar

Escobar mbërrin sot në Kosovë, shkak marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

23 Gusht 2022, 09:53| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 09:58

  • Share

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Escobar mbërrin në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, takim i ndërmjetësuar nga BE në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi u krye për shkak të trazirave në veri të Kosovës por rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftimet.

Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Në mbështetje të dialogut, nesër Kosovën do ta vizitojë edhe i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?