Albin Kurti, Gabriel Escobar

Escobar: Nuk pritet të ketë takim Kosovë- Serbi këtë javë! Kurti: Nesër do jem në Bruksel për t’u takuar me Vuçiç, do kërkoj normalizimin e marrëdhënieve

21 Qershor 2023, 18:24| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 21:23

  • Share

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se nuk pritet që gjatë kësaj jave të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel pavarësisht ftesës së bërë nga Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

“Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur”- u shpreh Escobar në intervistë për Zërin e Amerikës.

Por pavarësisht kësaj deklarate të Escobar kryeministri Albin Kurti në një postim të bërë në tëitter konfirmoi se do të udhëtojë në Bruksel ditën e nesërme për t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai shtoi se do të kërkojë lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat speciale serbe në 14 qershor.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell. Do të insistoj për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”- shkruan Kurti në twitter.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në dialog pa u liruar të gjithë serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ora 19:31
Escobar mohoi të kishte takim Serbi-Kosovë këtë javë, Kurti: Nesër do të jem në Bruksel për takimin me Vuçiç të thirrur nga Borrell

1686812921_kurti.jpg

Përkundër deklaratës të bërë nga Gabriel Escobar i cili tha se mes Kurtit dhe Vuçiçit nuk pritet të ketë takim në Bruksel gjatë kësaj jave, vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se të nesërmen do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

Ai tha se do të këmbëngulë për lirimin pa kushte të 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell. Do të insistoj për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”- shkruan Kurti në twitter.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?