Gabriel Escobar

Escobar: Kosova duhet të themelojë Asociacionin, na hap rrugë për presion ndaj 5 shteteve që nuk njohin pavarësinë e vendit

18 Maj 2023, 18:12| Përditesimi: 18 Maj 2023, 18:18

  • Share

Garbiel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ka folur për atë që SHBA po bën me pesë shtetet e BE-së që po vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se SHBA do të shohë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar shtoi se themelimi i Asociacionit është i nevojshëm në mënyrë që presioni i SHBA-ve ndaj këtyre vendeve të jetë legjitim.

“Një nga gjërat që këto pesë vende kanë kërkuar është implementimi i plotë i marrëveshjes bilaterale. Për disa arritja e një marrëveshje finale luan rol krucial për synimet e tyre politike. Për t’i hapë rrugë këtij presioni ne duhet të shohim implementim. Dhe nga ana e Kosovës, njerëzit presin që Kosova të implementojë Asociacionin”, ka thënë Escobar.

Ai ka kujtuar se themelimi i Asociacionit është  detyrim i Kosovës dhe se gjendet edhe në përfundimet e Këshillit Evropian.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?