Nexhmedin Spahiu në 'Studio Live'

Escobar i zhgënjyer pas vizitës në Kosovë, analisti Spahiu: Mosimplementimi i marrëveshjeve, rrezikon luftë

15 Mars, 22:05| Përditesimi: 15 Mars, 22:25

  • Share

I zhgënjyer është shprehur i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas vizitës në Kosovë. Emisari amerikan tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimet e tij për dinarin serb dhe nuk i ka dhënë asnjë garanci se do të çojë përpara draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto zhvillime të fundit, analisti Nexhmedin Spahiu, i komentoi në “Studio Live” në Report Tv me gazetaren Alda Dodaj.

“Problemi është tjetërkund. Deklaratat që i dha REL ishin të natyrës tjetër. Ai tha ne nuk po i bëjmë presion vetëm Kosovës por edhe Serbisë. Deri këtu çdo gjë ishte në rregull. Varet ku mund t'i dalë tymi kësaj pune. Tani që marrëveshja është arritur pazari është prerë”, tha ai.

Analisti nënvizoi se problemi është te implementimi i marrëveshjeve por nëse kjo nuk ndodh sipas tij rrezikon të shpërthejë lufta.

“Të gjitha mosmarrëveshjet janë sjellë në binarë. Problemi është të implementohen. Nëse nuk implementohen është rreziku  i shpërthimit të luftës. Nuk është gjë e mirë as për Kosovën”.

Sa i përket qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit, Spahiu tha se ky ka qenë një prej kushteve që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Vendimi do duhej të kryhej. Kosova po aplikon për të qenë anëtare e këshillit të Evropës. Si mundet një shtet të jetë anëtar i Këshillit të Evropës nëse nuk zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese.”

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?