Escobar dhe Lajçak i paraqitën tri kushte, Kurti: T’i jepet fund sulmit nga grupet kriminale dhe të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri të Kosovës

6 Qershor 2023, 07:42| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 07:56

  • Share

1686030145_Capture.JPG

Pas takimit 2-orësh me Escobar dhe Lajçak Kurti ka shprehur angazhimin për të zgjidhur situatën në veri. Ai u shpreh se për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet t’i jepet fund sulmeve nga grupet kriminale kundër forcave speciale

“Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- shkroi Kurti.


Lajmi kryesor:

Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?