Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa

'Erzeni nuk është më surprizë', Mirel Josa: Vllaznia ka rival veten, na duhen pikët

28 Tetor 2022, 10:51| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 10:59

  • Share

Vllaznia dhe Erzeni luajnë nesër në 16:45 në "Loro Boriçi". Sfida vlen për javën e dhjetë në Superligë, me shkodranët që kërkojnë pikët në shtëpi. Me 15 pikë për vendin e tretë, Erzeni qëndron një pozitë më sipër se Vllaznia që ka një pikë më pak. Përpara ndeshjes për mediat foli edhe trajneri i kuqebluve, Mirel Josa. Për kryeqytetasin ndeshja nesër ka vlerësim maksimal, pasi për të Erzeni nuk është më një surprizë. Josa ka folur edhe për emrat që mund të aktivizohen, teksa tre lojtarë ishin në miqësoren që kombëtarja shqiptare zhvilloi kundër Arabisë Saudite (1-1).

"Kur një skuadër ka vazhdimësi, ashtu si Erzeni, unë nuk e quaj surprizë. Hidhet poshtë ai ligji, sepse nuk ka skuadra të vogla apo të mëdha në futboll. Mungesat - Jemi futur në stërvitje të angazhojmë gjithë lojtarët, edhe ata tre që kanë qenë me ekipin kombëtar. Do kemi parasysh udhëtimin dhe minutat që luajtën dy ditë më parë. Lojtarët që kam pasur këtu janë stërvitur në gjendje të plotë. Me rikthimin e emrave të dëmtuar nuk duhet të bëjmë gabime, që ata mos dëmtohen më. Kohën e rikuperimit e kanë pasur të duhurën. Do shohim tani se në çfarë gjendje janë ata për lojën, të shohim gjendjen fizike", tha Josa fillimisht.

Trajneri i Vllaznisë foli edhe për rivalët në kampionat duke e vendosur theksin te ndeshja me Erzenin, pasi shijakasit kanë më shumë pikë në klasifikim se shkodranët.

"Rivalët - Vllaznia rival ka veten e vet së pari. Të gjitha ekipet janë në një nivel. Secili ekip ka oshilacionet e veta. Kjo fazë e dytë do tregojë më shumë për stabilitetin e skuadrave.

Pikët - Na intersojnë pikët dhe loja e skuadrës. Për të shkuar në cilësinë e lojës duhet të bëjmë pak më tepër, duke pasur parasysh edhe kundërshtarët. Secili ekip ka objektivat e veta. Themi se jemi në rrugë të drejtë, do flasim më mirë pas çdo ndeshje sepse pikët janë të rëndësishme me çdo ekip. Erzeni - Pretendimet i ka rritur duke treguar se çfarë stofi ka. Nuk është kot në këtë pozicion. E filloi mirë kampionatin kundër nesh, nuk ishte problem surprize. Ne thamë hajde se do ia dalim në lojën e parë, treguam se nuk ishim mëndërisht të përgatitur se Erzeni do na surprizonte ne dhe ekipet e tjera. Kanë ardhur këtu duke ngritur nivelin e lojës, qoftë nga ana teknike apo taktike. Pozicioni i Erzenit vjen nga pikët që ka marrë, edhe nga ekipet që në thonjza janë 'pretendente' si ndaj nesh, Partizanit, Tiranës, Laçi etj. Për mua është një ndeshje që luhet kundër një ekipi që ka më shumë pikë se ne në klasifikim dhe çdo ndeshje duhet fituar. Do shohim nesër pas ndeshjes se në çfarë pozitash do jemi", tha Mirel Josa.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?